Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-04-2019

Sistemi prokurorial – struktura dhe kompetencat

Më 19 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Vazhdueshëm për staf administrativ  prokurorial, organizoj trajnimin me temë “Sistemi prokurorial – struktura dhe kompetencat’’.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishe avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me kompetencat, mandatin, planifikimin, organizmin, kontrollin dhe kornizën ligjore në menaxhimin e administratës të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.

Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtua: Menaxhimi dhe udhëheqja, dallimi në mes të menaxhimit dhe udhëheqjes, nivelet e menaxhimit, menaxhimi në administratën e sistemit prokurorial, planifikimi dhe vendimmarrja, planifikimi i burimeve njerëzore, buxhetit i shërbimeve dhe infrastrukturës, struktura dhe përmbajtja e një plani standard.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësi të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në punën e tyre të përditshme.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Zyrtarët ligjorë (përfshirë zyrtarët ligjor të sekretariatit), referentët administrativ dhe zyrtarët për komunikim me mediat dhe publikun.

Shpërndaje :