Më 25 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizon trajnimin me temë “Mbrojtja gjyqësore nga pengim posedimi dhe servituti”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Specifikat në procedurën e kontesteve të pengim posedimit dhe të drejtës së servitutit; Elementet e aktit të pengim posedimit dhe servitutit; Afatet për mbrojtje gjyqësore në kontestet e pengim posedimit dhe të servitutet; Praktika gjyqësore lidhur me këto konteste.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe bashkëpunëtorët profesional.
24-04-2019