Më datë 25 dhe 26 Prill 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor”.
Temat që do të diskutohen janë: Shqyrtime të përgjithshme për rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor, fillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimi i të akuzuarit, prezantimi i provave, fjala përfundimtare, seanca për këshillim dhe votim, marrja, shpallja, përpilimi me shkrim dhe dorëzimi i aktgjykimit etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI), 2017-2018.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
25-04-2019