Më datë 02 Maj 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar një (1) sesion trajnues moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Procedurat sipas mjeteve juridike”.
Temat e diskutimit janë: Mjetet e jashtëzakonshme juridike, Kërkesa për rishikimin e procedurës penale, Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, dallimet mes mjeteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI), 2017-2018.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
02-05-2019