Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-05-2019

Testi përfundimtar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e gjashtë) 2017-2018

Më datat 06 dhe 07 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare, është duke e organizuar Testin Përfundimtar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI).

Në ditën e parë gjyqtarët po i nënshtrohen provimit nga Modulet: Kodi Penal i Republikës së Kosovës dhe Kodi i procedurës penale i Republikës së Kosovës.

Në ditën e dytë gjyqtarët do t’i nënshtrohen provimit nga Modulet: E drejta civile, administrative dhe ekonomike (pjesa materiale) dhe E drejta civile, administrative dhe ekonomike (pjesa procedurale).

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :