Më 04-05 Prill 2019, është mbajtur Konferenca Rajonale për Ballkanin Perëndimor me temë: Nxitja e Trajnimit Gjyqësor në Ligjin Tatimor në Gjykatat e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë konferencë janë trajtuar sfidat dhe arritjet e fushës së drejtës tatimore, drejtës tregtare dhe aftësitë e kontabilitetit. Më tej është vënë në pah edhe aspekti i trajnimit gjyqësor veçanërisht fushat me prioritet, mësimi në distancë, kohëzgjatja e trajnimit, profili i trajnuesit dhe ndikimi i vlerësimit në trajnim.
Në ditën e dytë pjesëmarrësit nga konferenca kanë vizituar Institutin e Drejtësisë së Bullgarisë në të cilin për së afërmi janë njoftuar me zhvillimin e trajnimeve, përzgjedhjen e trajnuesve dhe çështjet tjera lidhur me trajnimet.
Në këtë konferencë me ftesë të Institutit Kombëtar të Drejtësisë së Bullgarisë, Miglena Tacheva, nga Kosova ka marrë pjesë gjyqtari Ramush Bardiqi i cili me paraqitjen e tij ka prezantuar perspektivën Kosovare sa i përket kësaj fushe.
05-04-2019