Më 29 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Masat e fshehta”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Kushtet për lëshimin e këtyre masave; Afatet kohore për lëshimin e këtyre masave; Të drejtat e palëve të prekura nga këto masa; Mundësitë teknike të mbikëqyrjes së zbatimit teknik-praktik të këtyre masave.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit policor.
27-05-2019