Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-06-2019

Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale

Më 6-8 qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Departamentin Ligjor të SHBA-së/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Kodi  Penal dhe Kodi i Procedurës Penale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që përfituesit e trajnimit të njhen me dispozitat  e reja ligjore  dhe ato që kanë pësuar ndryshime esenciale me qëllim të zbatimit të drejtë dhe më të lehtë në praktikë.

Ky trajnim  tre ditorë ka trajtuar ndryshimet e dispozitave të përgjithshme të Kodit Penal,  duke analizuar  ndyshimet që kanë të bëjnë me veprat penale kundër shërbimeve komunale, veprat penale të korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe nenet e reja  që janë përfshirë në Kodin Penal i cili ka hyr në fuqi. Paraprakisht gjatë trajnimit u trajtuan edhe ndryshimet që priten të bëhen në Kodin e Procedurës Penale, siç është mbrojtja e detyruar, mbrojtësi me shpenzime publike, kur mbrojtja nuk është e detyruar dhe të drejtat e të dëmtuarit ose viktimës, hudhja e kallëzimit penal,  e drejta për të apeluar hudhjen, masat e veçanta hetimore,  marrja në pyetje në procedurë paraprake, deklarata në procedurë paraprake dhe mundësia hetuese e veçantë. Po ashtu u diskutua dispozita e re  që rregullon suspendimin e personit zyrtar nga detyra, qasja publike në aktakuzë dhe publikimi i aktgjykimit si dhe gjykimi në mungesë dhe seanca për caktimin e dënimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë, avokat dhe mbrojtës të viktimave nga regjioni i Gjilanit.

Shpërndaje :