Më 11 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Procedura dhe objekti i konfliktit administrativ”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Dispozitat ligjore për procedurën konfliktin administrativ; Objekti i konfliktit administrativ; Procedura ligjore në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore; Përmbarimi i vendimeve të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore; Raste nga praktika gjyqësore lidhur me procedurën e konfliktit administrative.
Përfitues të këtij trajnim janë: Gjyqtarët e Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore dhe të Gjykatës së Apelit.
10-06-2019