Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-06-2019

Ngritja e aftësive ligjor për gjyqtarët

Më 11-14 qershor 2019 në Budvë të Malit të Zi,  Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV),  në mbështetje të OSBE-së ka realizuar një puntori për gjyqtarët e regjionit të Mitrovicës me temë:  Ngritja e aftësive ligjore të gjyqtarëve.

Në hapje të këtij trajnimi në fillim mori fjalën Ilia Bundaleski Drejtor regjional i Misionit të OSBE-së në Mitrovicë, i cili theksoi rëndësinë e kësaj punëtorie e cila është përqendruar në  risit e Kodit Penal dhe dispozitat  e reja që kanë prekur veprën penale të korrupsionit zyrtar dhe kundër detyrës zyrtare e po ashtu edhe tek dhuna në familje dhe ngacmimit seksual. Në vazhdim mori fjalën Kryetari i Gjykatës Supreme i cili në fjalën e tij hyrëse ju drejtuar pjesëmarrëseve në cilësinë e anëtarit të Këshillit Drejtues të Akademisë, duke falënderuar dhe mbështetur fuqishëm bashkëpunimin e vazhdueshëm të Akademisë së Drejtësisë dhe OSBE –së.

Më pas mori fjalën Nikolla Kabashiq, Kryetar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë i cili në fjalën e tij mes tjerash falënderoi OSBE-në për kontributin e dhënë në sundimin e ligjit. Në fund të pranishmëve iu drejtua Afërdita Bytyqi, Kryetare e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke përkrahur organizimin e punëtorisë dhe duke theksuar  rëndësinë e diskutimit sa i përket dispozitave të ndryshuara me Kodin e Ri Penal.

Gjatë kësaj punëtorie në ditën e parë kryesisht është diskutuar për standardet e të drejtave të njeriut dhe garancitë për një gjykim të drejtë si dhe gjykimi brenda kohës së arsyeshme dhe kërkesave të tjera nga kapitulli 23 dhe 24 i Acquis të BE-së, kushtet për pranim në Bashkim Evropian. Diskutimi është zhvilluar rreth obligimit të gjyqtarëve për të gjykuar drejtë me kujdes dhe me urgjencë si dhe ka vazhduar me sfidat rreth arsyetimit të vendimeve gjyqësore. Më tej, është diskutuar rreth mjeteve të jashtëzakonshëm juridike si dhe kërkesa pasurore juridike

Në vazhdim të kësaj punëtorie janë identifikuar ndryshimet në Kodin Penal sa i përket dënimeve tek veprat penale kundër detyrës zyrtare si dhe tek vepra penale e konfliktit të interesait lidhur me dënushmerinë ku Kodi i Ri Penal parasheh dënim komulativ dhe si subjekt të procedurës njehë edhe anëtarin e familjes së personit zyrtar.

Gjithashtu janë trajtuar edhe ndryshimet në kapitullin e veprave penale kundër integritetit seksual këto ndryshime janë bërë në nenet e mëparshme 228,230 dhe 243. Këto nene përveç që janë ndryshuar në substance kanë pësuar edhe ndryshime teknike dhe gjuhësore, që kanë qenë pjese e diskutimit të kësaj punëtorie.

Po ashtu janë trajtuar edhe zhvillimet e fundit në hartimin e amendamenteve të Kodit të Procedurës Penale, ndryshimet dhe risitë që priten të ndodhin.

Përfitues të kësaj punëtorie kanë qenë gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Regjionit të Mitrovicës dhe Prishtinës.

Shpërndaje :