Më datë 01 dhe 02 Korrik 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestarë për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovës, nën moduli: “Kodi Penal – pjesa e veçantë”.
Temat që do të trajtohen janë: Veprat penale nga kapitulli XX dhe XXIII, Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare neni 235 KPRK, Nxitja e akteve seksuale ose prekja seksuale nga personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet neni 236 i KPRK, Shpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin neni 239 i KPRK, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge neni 273 i KPRK, Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike neni 274 i KPRK, Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotropike apo analoge.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
01-07-2019