Akademia e Drejtësisë, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), gjatë muajit qershorë janë realizuar 16 sesione trajnuese nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonomike”.
Nga nën moduli: E drejta e detyrimeve – pjesa e parë janë realizuar tetë (8) sesione trajnuese ku u trajtuan: Nocioni, karakteristikat dhe klasifikimi i detyrimeve, Kontratat e detyrimeve, Shuarja e kontratave, Mbajtja e përjetshme, Kontrata mbi dorëzimin dhe ndarjen e pasurisë, Shkaktimi i dëmit si burim i detyrime, Shpërblimi i dëmit, Shpërblimi i dëmit të pësuar në aksidentet në punë.
Nga nën moduli: “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta – pjesa e dytë janë realizuar tetë (8) sesione trajnuese dhe janë diskutuar këto çështje: E drejta e pronësisë, Bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët, Mënyrat e fitimit të drejtës së pronësisë -Fitimi derivativ të drejtës së pronësisë, Mënyra origjinere e fitimit të drejtës së pronësisë, Mbrojtja gjyqësore e të drejtës së pronësisë, Padia negatore edhe mbrojtja e posedimit, Të drejtat sendore në sendet e huaja,vërtetimi, konstituimi dhe ndërprerja e servituteve sendore, dhe mbrojtja e servituteve sendore.
Ndërsa komponenta e trajnimit praktik, për këtë periudhë është realizuar përmes vijimit të praktikës nga ana e gjyqëtarëve të sapoemëruar në gjykatat përkatëse konform orarit të përcaktuar me program. Trajnimin fillestar për gjyqëtarët e sapo emëruar janë duke e ndjekur (39) gjyqtarë të sapo emëruar, shtatë (7) prej të cilëve janë të komunitetit serb.
29-06-2019