Prishtinë, më 02 shtator 2019, në Akademinë e Drejtësisë është zhvilluar takimi i parë i Këshillit të Redaksisë së revistave “Opinio Juris” dhe “Justicia” të Akademisë së Drejtësisë.
Znj. Luljetë Hetemi, U.D. Drejtor i Akademisë së Drejtësisë bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 31 maj 2019, njoftoi anëtarët e Këshillit të Redaksisë me mandatin e këtij Këshilli si dhe të drejtat dhe përgjegjësitë me rastin e nxjerrjes së revistave “Opinio Juris” dhe “Justicia” të Akademisë së Drejtësisë. Më tej i njoftoj anëtarët se transformimi i IGJK-së në Akademi ka shtruar nevojën e rishikimit të Rregullores për Hulumtime dhe Publikime të ish Institutit Gjyqësor të Kosovës si dhe në formimin e organeve të reja duke përfshirë edhe përbërjen e Këshillit të Redaksisë.
Me rastin e këtij takimi, vëmendje të veçantë gjatë diskutimeve iu kushtua Standardeve të Publikimeve, të nxjerra nga Drejtori Ekzekutiv i AD-së, të cilat do të jenë bazë për mënyrën e vlerësimit të punimeve dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me punën e këtij organi. Më tej nga anëtarët e Këshillit të Redaksisë u diskutua veçanërisht për motivimin e komunitetit ligjor për punime hulumtuese në revistën “Opinio Juris” me qëllim të rritjes së cilësisë dhe rritjes së punimeve në këtë revistë. Përveç kësaj u theksuan edhe probleme tjera që kanë të bëjnë me mungesën e impaktit ndërkombëtar të kësaj reviste prandaj edhe fokusi i këtij organi (Këshillit të Redaksisë) do të jetë në senzibilizimin e kësaj çështje fillimisht, e më pastaj në publikimin e saj.
Meqenëse revista “Justicia” e gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar, që kanë përfunduar Programin e Trajnimit Fillestar është e pa publikuar për shkak të mos konsolidimit të Këshillit të Redaksisë, të gjithë njëzëri u pajtuan që të bëjnë vlerësimin e punimeve që kaherë janë dërguar nga ata, e më pastaj të merren me punimet e radhës për revistën “Justicia” të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar që aktualisht janë duke e ndjekur trajnimin fillestar në Akademi të Drejtësisë.
02-09-2019