Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-09-2019

Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike

Më 3 shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), realizoi trajnimin me temë “Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që përfituesit të  avancojnë njohuritë e tyre lidhur me procedurën me rastin e paraqitjes së mjeteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme dhe të zbatojnë drejtë dispozitat ligjore përkatëse.

Fillimisht trajnimi u fokusua në fazat  procedurës penale sipas Kodit të Procedurës Penale e më pastaj te llojet e mjeteve juridike në dispozicion, për atakimin e aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit.

Pjesa e dytë e trajnimit iu kushtua mjeteve të jashtëzakonshme juridike në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe mbuloi aspektet si: palët që mund të ushtrojnë kërkesa për mjetet juridike, kërkesat ligjore për parashtrimin e ankesave, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, shkeljet esenciale që duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të kërkesave, çështja e juridiksionit, situatat kur aktgjykimi e tejkalon aktakuzën dhe të ngjashme.

Trajnimi u shoqërua me bashkëbisedime për praktikat e gjykatave dhe prokurorive dhe mundësitë e përmirësimit në kuptimin e bashkëpunimit ndërinstitucional duke përfshirë gjykatën, prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtar ligjor nga niveli themelor.

 

Shpërndaje :