Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-09-2019

Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare - Etikë profesionale

Më  05 Shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Shkathsitë personale dhe ndërdisiplinare”, nën moduli:Etikë profesionale”.

Temat të cilat po trajtohen  janë:  Etika gjyqësore – Historia e Kodeve të Etikës, Evolucioni historik i Etikës - Shkollat kryesore të filozofisë së Etikës, Përgjegjësia dhe masa disiplinore për gjykatës/prokurorë në periudha të ndryshme historike, Kodi i Etikës-instrument për garantimin e integritetin e gjykatësve/prokurorëve dhe instrument për disiplinimin e tyre, Burimet normative të Etikës.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :