Më 12-13 Shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Rendi juridik kombëtarë dhe ndërkombëtarë”, nën moduli:“KEDNJ”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Neni 4 i Protokollit 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Neni 5 par.1 i KEDNJ - Prezumimi në favor të lirisë dhe Llojet e ndalimit sipas par. 1 të nenit 5 të KEDNJ.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
12-09-2019