Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-10-2019

Zbatimi i udhëzuesit për politikat ndëshkimore

Më 1 tetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizoi sesionin e trajnimit me temën “Zbatimi i udhëzuesit për politikat ndëshkimore”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë  në zbatimin e drejtë në praktikë të udhëzuesit ngase do të ketë ndikim pozitiv që politika ndëshkimore të bëhet me unifikuese në të gjitha gjykatat.

Me rastin e këtij trajnimi u  vu në pah se në praktikë me rastin e shqiptimit të dënimeve vërehet se është bërë vlerësim joadekuat i rrethanave dhe po ashtu nuk ka arsyetim të mjaftueshëm të këtyre rrethanave. Vëmendje gjatë trajnimit iu kushtua, rrethanave lehtësuese dhe rënduese karakteristikë e te cilave  është se nuk janë shteruese pra, mund të merren edhe rrethana tjera. Rrethanat rënduese janë të prira për të qenë më specifike dhe të qarta sesa rrethanat lehtësuese, kurse është në pajtim me konceptin e pranuar se rrethanat të cilat e ashpërsojnë dënimin duhet të jenë të sakta, të qarta dhe të mund të provohen.  I pandehuri dhe publiku e kanë të qartë se çfarë veprimesh do të rezultojnë në dënim më të ashpër.

Gjatë këtij trajnimi u vu në pah se zbatimi i Udhëzuesit për politikat ndëshkimore është një mundësi e mirë e cila shmang jo konsistencën në dënime prej një gjykate në gjykatën tjetër dhe kryerësve të veprave penale të natyrës së njëjte t’iu shqiptohen dënime të përafërta dhe me këtë edhe unifikim të politikës ndëshkimore.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë,  prokurorë dhe bashkpuntor profesional të nivelit themelor të regjioneve të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :