Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-10-2019

Shkëputja e kontratës dhe efektet e shkëputjes

Më 15 tetor 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), realizoi trajnimin me temë “Shkëputja e kontratës dhe efektet e shkëputjes ekonomike”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me shkëputjen e kontratës dhe efektet e shkëputjes së saj.

Në fokus të trajnimit ishte kontrata dhe objekt i kontratës, elementet e kontratës, kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës, llojet e kontratave, oferta, mënyra e ofertimit si dhe kushtet e ofertës. Po ashtu janë trajtuar edhe kontratat absolutisht të pavlefshme si kontrata të cilat janë të lidhura në kundërshtim me rendin juridik, dispozitat imperative dhe moralin, ngjashmërive dhe ndryshime ne mes te kontratave të pavlefshme, efektit juridik të kontratave nule, si dhe të drejtës së kërkesës për vërtetimin e pavlefshmërisë.

Po ashtu është diskutuar edhe për shkëputjen si një mënyrë për të përfunduar kontratën, zgjidhja e kontratës - heqja dorë nga kontrata në mënyrë të njëanshme, mos përmbushja e kontratës dhe pasojat juridike të shkëputjes, kushtet për shkëputje dhe dështimi për të përmbushur detyrimet,  përfundimi i kontratës si kusht për të pushuar kontrata si dhe efekti juridike i përfundimit të kontratës.

Trajnimi është zhvilluar në forme të bashkëbisedim aktiv me pjesëmarrësit lidhur me dilema që hasin gjatë punës praktike. Vlen te theksohet se trajnim është shoqëruar me raste hipotetike pas trajtimi të secilës pjesë të agjendës.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarët te nivelit themelore, nga regjione të ndryshme të Kosovës si dhe bashkëpunëtore profesional.

Shpërndaje :