Më 18 Tetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, nën moduli: “Krimet e rënda”.
Temat të cilat po shtjellohen janë: Trafikimi me qenie njerëzore, kuptimi i veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore sipas Kodit Penal, pastrimi i parave, krimet kibernetike dhe Konventa e Budapestit për krimin kibernetik,
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
18-10-2019