Më datë 21 dhe 22 Tetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Kallzimi Penal”.
Temat të cilat trajtohen janë: Kallëzimi penal nga burimet tjera, Kallëzimi penal nga organe tjera shtetërore, Kallëzimi penal nga qytetarët dhe Kallëzimi penal i paraqitet Prokurorit të Shtetit.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
21-10-2019