Më 01 Nëntor 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), është duke realizuar trajnimin me temë “Roli dhe detyrat e gjyqtarit porotë në procedurën gjyqësore”.
Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Roli dhe detyrat e gjyqtarit porotë në procedurën për të mitur, Roli dhe pozita e gjyqtarit porotë ne procedurën për çështje familjare, Etika e gjyqtarit porotë.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët porotë.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
01-11-2019