Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-11-2019

Procedura penale me kryers madhor ku viktima janё tё mitur

Mё 12 Nёntor 2019, Akademia e Drejtёsisё e pёrkrahur nga GIZ nё kuadёr tё Programit tё Trajnimeve tё Vazhdueshme janё duke realizuar trajnimin me temё “Procedura penale me kryers madhor ku viktima janё tё mitur”.

Çёshtjet qё janё duke u trajtuar nё kёtё trajnim janё: Karakteristikat e procedurёs penale nё rastet kur madhori kryen vepёr penale kundёr tё miturit, Veprat penale tё kryera ndaj tё miturit respektivisht Veprat nga Neni 145 i KDM’sё, I mituri si viktimё kundёr tё cilit ёshtё kryer vepёr penale, raste nga praktika dhe rekomandimet pёr zgjidhjen e kёtyre rasteve nё tё ardhmen.

Pёrfitues nё kёtё trajnim janё: Prokuror dhe Gjyqtarё tё Departamenteve pёr tё Mitur.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :