Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-11-2019

Kodi i Procedurës penale – Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale

Më datë 18 dhe 19 Nëntor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”.

Temat të cilat po trajtohen janë: Dëshmitarët e mbrojtur dhe dëshmitarët bashkëpunues, kërkesa për masë mbrojtëse apo anonimitet, urdhri për masa mbrojtëse, dëshmitarët bashkëpunues si dhe i dëmtuari dhe personat e autorizuar për paraqitjen e propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :