Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-11-2019

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë

Prishtinë, me datë 27 nëntor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, u mbajt takimi i gjashtë me radhë për këtë vit, ndërkaq i njëzeti me radhë i kësaj përbërje të Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi  dhe miratimi i  Programit Trajnues për vitin 2020 të AD-së, shqyrtimi i Rregullores për Trajnuesit dhe Mentorët  e AD-së, zgjedhja e drejtorit Ekzekutiv të AD-së dhe çështje tjera në kuadër të mandatit të Akademisë.

Sipas agjendës së përcaktuar për këtë takim, fillimisht anëtarët e Këshillit Drejtues miratuan procesverbalin nga takimi i kaluar dhe në vijim shqyrtuan dhe miratuan Programin e Trajnimeve për vitin 2020 dhe Rregulloren për Trajnuesit dhe Mentorët e Akademisë së Drejtësisë.

Në vazhdim me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë u aprovua përfshirja e avokatëve shtetëror në trajnimet që ofron Akademia e Drejtësisë për gjyqtarë me theks të veçantë në trajnimet në lëmine penale, civile dhe administrative.

Më pas Këshilli Drejtues sipas agjendës vazhdoi me procedurën e zgjedhjes së Drejtorit, në proces të cilit ishin tre kandidatë të rekomanduar nga ana e komisionit përzgjedhës. Në votim morën pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të cilët unanimisht votuan për kandidatin e parë i cili ishte me pikë më shumë në raport me dy kandidatët tjerë. Pra, me votën për Drejtor Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë është zgjedhur z. Enver Fejzullahu.

Në këtë takim Këshilli Drejtues diskutoi edhe çështje të tjera të cilat janë në dobi të funksionimit të mirë të punës së Akademisë së Drejtësisë në kuadër të kompetencave dhe mandatit ligjor të saj.


Shpërndaje :