Mё 10 Dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), në mbështetje të GIZ – Projekti për Reformat Ligjore dhe Administrative është duke realizuar trajnimin e obligueshëm “Etika profesionale”.
Nё kёtё trajnim janё duke u trajtuar: Kodi i Etikës Profesionale për Gjyqtarë dhe Prokurorë - parimet themelore, Rregullorja për Përcaktimin e Sjelljeve të Pahijshme, Definimi i sjelljeve të pahijshme, Kategorizimi i sjelljeve të pahijshme, Masat disiplinore. Trajnim ky i hartuar me qëllim të trajtimit të çështjeve të lartë theksuara etike dhe gërshetimi i tyre me rastet praktike dhe praktikën e zgjidhjes së këtyre dilemave.
Pёrfitues tё kёtij trajnimi janё: Gjyqtarё tё cilёt nuk e kanё pёrfunduar trajnimin pёrmes platformёs E-Learning –Grupi i II-tё.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
10-12-2019