Më 16 Dhjetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të trajnimit fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen tre (3) sesione trajnuese nga nën moduli: “Procesverbalet”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Procesverbalet, krijimi dhe mbajtja e procesverbaleve, procesverbali i veprimeve në procedurë penale, marrja në pyetje nga policia dhe raporti policor, regjistrimi i seancave me inçizim audio dhe video, shkresat e lëndës, procesverbalet e prokurorisë dhe shikimi i procesverbalit dhe shkresave të lëndës.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
16-12-2019