Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-12-2019

Bazat e përkthimit konsekutiv (marrja e shënimeve) për përkthyes gjyqësor

Më 19 dhe 20 dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me  USAID/JSSP organizoj trajnimin me temë: “Bazat e përkthimit konsekutiv (marrja e shënimeve) për përkthyes gjyqësor”. Ky trajnim kishte për qëllim avancimin e njohurive të përkthyesve gjyqësor në tematikën e përkthimit konsekutiv, në kuadër të aktiviteteve të Akademisë së Drejtësisë për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial.

Në ditën e parë të trajnimit u trajtuan temat si: Rëndësia e përkthimit konsekutiv (video i shkurtë për rëndësinë e marrjes së shënimeve), analiza e fjalimit, hartat e strukturës dhe hartat e mendjes. Ndërsa në pjesën e dytë u trajtuan: Identifikimi dhe ndarja e ideve, Softverët e përkthimit - trajnim i avancuar për përdorimin e Tradosit dhe roli i tij.

Që në fillim u potencua roli dhe rëndësia e përkthimit konsekutiv në sistemin e drejtësisë duke zbërthyer elementët përbërëse të tij.  Njëkohësisht u vequa mendimi se roli i përkthyesve në këtë proces është shumë i rëndësishëm.

Në shembullin e parë u demonstrua analiza e një fjalimi përmes përkthimit konsekutiv dhe mbajtjes së shënimeve e tërë kjo përmes video-inqizimit nga një program i rëndësishëm në internet me tematikë në lëmin gjyqësore. Përmes punës individuale dhe sqarimit të ekspertëve pjesëmarrësit patën rastin të përvetsojnë teknikat dhe veglat e zbërthimit dhe mbajtjes së shënimeve lidhur me një fjalim konkret. Në këtë kontekst përkthyesit mësuan hapat që duhet ndjekur ata për të bërë përkthim cilësor konsekutiv përmes leximit të vazhdueshëm, leximin paraprak të materialeve, marrjes së shënimeve të vequara në blloqe në formë të shkurtëra-diagonale, etj. U potencua edhe roli i fjalorëve juridik në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, ku u vequa Fjalori shqip-serbisht (sprpsko-albanski recnik), pastaj Fjalori i vogël-botimi i OSBE-së, botimi i Fjalorit shqip-serbisht-anglisht dhe gjermanisht nga AD-së dhe GIZ-i etj.

Në vazhdim u shpjeguan roli dh mënyra e përdorimit të simboleve nga ana e përkthyesve pastaj, lidhjeve, shkurtesat e fjalëve, kllapat, forma e diagonales në mbajtjen e shënimeve dhe elemente tjera që i ndihmojnë përkthyesit në procesin e përkthimit konsekutiv cilësor. Simbolet që përdoren u potencua se duhet të jenë konsistente, organike ndërsa shenjat që tregojnë simbolet duhet të jenë në formë të figurave dhe fotove.

Më tej u shpjegua dhe u demonstrua praktikisht nga ekspertet përmes punës praktike në kompjuterë Programi SDL-Trados për të cilin u tha se paraqet një ndihmesë të konsiderueshme për përkthyesit gjyqësor në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Gjatë trajnimit u zbërthyen të gjitha elementët e këtij programi përmes punës në grupe.

Po ashtu gjatë këtij trajnimi u përdoren metodat e shpjegimit të pjesshëm teorik, metodologjitë e reja për përkthim konsekutiv, raste nga praktika e përkthimeve në gjykata dhe prokurori duke u shoqëruar me ushtrime, diskutime interaktive, analizës së rasteve studimore si dhe duke zbërthyer standardet ndërkombëtare dhe kërkesat ligjore që rregullojnë këtë lëmi.

Përfitues në këtë trajnim ishin përkthyesit e gjykatave dhe prokurorive të të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje :