Nga data 10-11 dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë ka realizuar një punëtori për hartimin e Planit të Punës së Akademisë për vitin 2020 dhe njëkohësisht për monitorimin e Planit Strategjik për periudhën Korrik-Dhjetor 2019.
Grupi punues fillimisht ka monitoruar zhvillimet dhe aktivitetet e realizuara gjatë periudhës korrik –dhjetor 2019 të cilat kanë qenë të planifikuara me Planin Strategjik 2019-2021 e më pastaj ka përcaktuar strukturën dhe objektivat e secilit program trajnues, prioritetet për periudhën një (1) vjeçare dhe ka hartuar Planin e Punës për vitin 2020.
Bazuar në strukturën e këtij plani grupi punues ka hartuar edhe planin e veprimit i cili është pjesë e planit të punës me të cilin grupi punues ka përcaktuar prioritetet e punës, aktivitetet, njësitë përgjegjëse, veprimet, afatin kohor për realizimin e tyre si dhe treguesit apo rezultatet e arritura nëpërmjet këtyre aktiviteteve.
Pjesëmarrës ishin Drejtori Ekzekutiv, Trajnuesit e përhershëm, stafi nga Departamenti i Programit dhe Departamenti për Administratë dhe Financa.
11-12-2019