Më 02 dhe 03 Mars 2020, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), po zhvillohen dy (2) sesione trajnues nga nën moduli: “Kontrolli dhe konfiskimi”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Dispozitat e KPRK, Marrja e sendit nga neni 69 i KPRK-së, baza e konfiskimit të dobisë pasurore sipas nenit 96 të KPRK-së dhe Ligji mbi kompetencat e zgjeruara të konfiskimit.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
02-03-2020