Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-03-2020

Njoftim

Pas vendimeve të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, Akademia e Drejtësisë ka pezulluar aktivitetet trajnuese deri në njoftimin e radhës. Një numër i konsiderueshëm i trajnimeve do të mbahen online përmes platformës së mësimit në distance E-learning.

Në zbatim të rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës, Akademia e Drejtësisë ka reduktuar esencialisht stafin në zyre dhe do të realizojë vetëm veprimtari esenciale administrative. Të punësuarit në Akademi punën e tyre do ta realizojnë nga vendet e tyre të banimit përmes formave të komunikimit elektronik.

Duke ju dëshiruar shëndet, ju ftojmë ti aplikoni udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Për informata shtesë rreth aktiviteteve dhe vendimeve tjera ju lutem vizitoni faqen tonë (https://ad.rks-gov.net), dhe na shkruani në e-mailat:

Enver.fejzullahu@rks-gov.net

Valmira.pefqeli@rks-gov.net

faton.fetoshi@rks-gov.net

melihate.rama@rks-gov.net

islam.sllamniku@rks-gov.net

ramadan.i.gashi@rks-gov.net

 

 

 

 

Shpërndaje :