Më 26 Maj 2020, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestarë, po zhvillohet nje (1) sesion trajnues nga nën moduli: “ I pandehuri në procedurën penale”, me trajnuesen znj.Tonka Berisha-Gjyqtare në Gjykaten e Apelit.
Temat e trajtuara në kët sesion janë: I pandehuri gjatë procedurës së shkurtër dhe procedura për ndihmë juridike ndërkombëtare, i pandehuri gjatë procedurës për dhënien e urdhërit ndëshkimor dhe gjatë procedurës për dhënien e ndihmës juridike ndërkombëtare.
Trajnimi po zhvillohet në formë virtuale, gjyqtarët e sapoemëruar kishin mundësin e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen.
Pjesëmarrës në trajnim janë 37 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së VII 2019-2020, ku shtatë prej tyre janë të komunitetit serb.
26-05-2020