Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-05-2020

Moduli - “Shkathtësitë personale dhe ndërdisipilinare”- Etika profesionale

Më 26 dhe 27 Maj 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), po zhvillohen dy (2) sesione trajnuese përmes platformës online “Zoom” nga nën moduli: “Etika profesionale” me trajnues z. Jetish Maloku, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore - Gjilan.

Temat që po shtjellohen janë: Parimet e përgjithshme të etikës dhe sjelljes profesionale për prokurorë dhe gjyqtarë porotë, besimi i publikut-vlerë e vërtetë për një sistem gjyqësor/prokurorial, pavarësia dhe paanshmëria në profesion, veprimtaritë – përgjegjësitë prokuroriale dhe jo prokuroriale, arsimimi dhe trajnimet e prokurorëve – detyrë dhe parim  specifik i etikës si dhe mbrojtja e të dyshuarve, të dëmtuarve dhe dëshmitarëve – parim specifik i etikës prokuroriale.

Gjatë realizimit të trajnimit të sotëm prokurorët kanë realizuar formën e bashkëbisedimit duke përfshirë edhe shembuj nga praktika e prokurorëve në punën e tyre në prokurori, si dhe parashtruan pyetje rreth temave të trajtuara nga trajnuesi.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Shpërndaje :