Ndërmjetësimi
Më 09 Nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Programin e “USAID – Drejtësia Komerciale”, janë duke e realizuar trajnimin me temë “Ndërmjetësimi”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me metodë alternative për zgjidhjen e kontesteve ndërmjet dy apo më shumë personave.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë dhe ndërmjetësues, regjioni Prizren – Gjakovë.
Postuar më: 09-11-2023