Rëndësia e trajnimit të vazhdueshëm për gjyqtarë dhe prokurorë në zbatim efektiv të ligjit tani është e padiskutueshme në të gjitha vendet e botës, e veçanërisht është theksuar nga ana e Parlamentit Evropian dhe Programi i Stokholmit (2008 – 2010).
Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV) përfshinë trajnimet për gjyqtarë dhe prokurorë, në përmbushje të nevojave dhe pritjeve për një sistem gjyqësor e prokurorial profesional, etik, të paanshëm dhe të pavarur.
Nga këndvështrimi i gjyqësisë në Kosovë faktorët që përcaktojnë nevojën për trajnime të vazhdueshme janë: mbajtja në hap me infrastrukturen ligjore e përcjellë me shumë ligje të reja, mungesa e komentarëve, nevoja për unifikim të praktikës gjyqësore, reformat në strukturën organizative të gjykatave dhe prokurorive. Në mbështetje të kësaj nevoje, janë edhe zhvillimet në legjislacionin ndërkombëtar, nevoja dhe perspektiva për integrime dhe obligimet për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.
AD, organizon trajnimin e vazhdueshëm që nga themelimi duke zhvilluar vazhdimisht kapacitetet organizative dhe metodologjinë trajnuese. Bazuar në përvojat e deritashme, është arritur një kulturë e avancimit të vazhdueshëm i strukturës programore dhe motodologjisë së zbatimit të aktiviteteve trajnuese.
Udhëheqëse e Programit për Trajnime të Vazhdueshme është: znj. Melihate Rama
E-mail: melihate.rama@rks-gov.net
Tel: 038 200 18 667