Krahas trajnimit për gjyqtarë e prokurorë, edhe aktivitetet profesionale si, hulumtimi për çështje të ndryshme në gjyqësi dhe ofrimi i burimeve të nevojshme ligjore, konsiderohen komponentë e rëndësishme në zhvillimin e profesionalizmit, paanësisë dhe pavarësisë së kapaciteteve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
Programi për Hulumtime dhe Publikime synon që përfituesve të AD-së ti ofrojë mbështetje praktike dhe teknike për hulumtim, pa përjashtuar mundësinë e publikimit të rezultateve të hulumtimeve të tilla si dhe tu ofrojë qasje në burime të ndryshme ligjore. Në këtë drejtim do të ofrohet mbështetje efikase dhe profesionale si dhe qasje në informacione të besueshme përmes përdorimit të teknologjisë moderne dhe mirëmbajtjes së materialeve të mjaftueshme.
AD fuqishëm beson se zhvillimi i këtij programi do të rritë cilësitë në dhënien e drejtësisë duke siguruar përfituesit e tij me burime të mjaftueshme për zhvillimin e tyre profesional.
Udheheqese e Programit per Hulumtime dhe Publikime është: znj. Luljetë Hetemi
Email: luljete.hetemi@rks-gov.net
Tel: 038 200 18 673