Më 30 janar 2017, në Institutin Gjyqësor të Kosovës është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Programor të IGJK-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe shqyrtimi i draft Programit të Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapoemëruar 2017/2018, të cilët janë në proces të rekrutimit nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Anëtarët e Këshillit Programor diskutuan për strukturën dhe përmbajtjen e Programit të Trajnimit Fillestar për gjyqtarë, temat e përfshira në program, kohëzgjatjen e sesioneve të trajnimit si dhe për çështje tjera të rëndësishme për zbatimin e këtij programi trajnues.
Këshilli Programor vlerësoi se draft-Programi për Trajnimin Fillestar për gjyqtarët e sapoemëruar 2017/2018 plotëson të gjitha kriteret e një programi të mirëfilltë, është mjaft profesional, i balancuar në pikëpamje të shpërndarjes së numrit të sesioneve nëpër të gjitha fushat e së drejtës dhe rekomanduan që ky program ti prezantohet Këshillit Drejtues të IGJK-së për diskutim dhe miratim.
30-01-2017