Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-02-2017

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror

Më 24-25 shkurt 2017, Akademia e Drejtësisë ka organizuar trajnimin me temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror”.

Qëllimi i trajtimit ishte zbatimi i drejtë i legjislacionit nga ana e gjyqësorit për çështjet që i referohen procedurës gjyqësore, për dhënien e mbrojtjes juridike për të drejtat e fëmijëve pa përkujdesje prindërore.

Në kuadër të këtij trajnimi, fillimisht, u elaborua adoptimi si formë e mbrojtjes së veçantë të këtyre fëmijëve, nocioni, kushtet dhe nevojat për themelimin e adoptimit, procedura gjyqësore e themelimit të adoptimit si atij vendor po ashtu edhe procedura gjyqësore e adoptimit me element ndërkombëtar.

Gjithashtu u trajtuan dhe bashkëpunimi i gjykatës dhe i organit të kujdestarisë në procedurën e adoptimit si dhe vendimet e gjykatës për adoptimin.

Më tej, diskutimet u fokusuan kryesisht në temat lidhur me vendosjen e fëmijës në familjen tjetër si formë e organizuar shoqërore e përkujdesjes ndaj fëmijëve pa kujdes prindëror dhe roli i Qendrës për Punë Sociale në këtë aspekt, si në rastet e vendosjes së fëmijës në familjen tjetër nga ana e prindërve po ashtu dhe në rastet e vendosjes së organizuar të fëmijës në familjen tjetër.

Kujdestaria si institut me karakter shoqëror, organi i kujdestarisë si organ kompetent për mbrojtje të drejtave të fëmijëve dhe mënyrat e ushtrimit të kujdestarisë, ishin temat që po ashtu u shtjelluan.

Në këtë pjesë po ashtu u diskutua në lidhje me ushtrimin, pezullimin, kufizimin dhe heqjen e të drejtës prindërore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar dhe prokurorë të nivelit themelor si dhe bashkëpunëtorë profesional.

Shpërndaje :