Më 30 qershor 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNCIEF organizon trajnimin me temë “Gjykimi i madhorëve dhe të miturve në një proces gjyqësor”.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues do të trajtohen: Procedura penale në rastet kur i mituri kryen vepër penale me të rritur, bashkimi i procedurës së të miturit me madhor dhe dispozitat të cilat aplikohen në procedurën e bashkuar, përparësitë dhe mangësitë e procedurës së bashkuar.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor.
30-06-2017