Më 19 prill 2017, në kuadër të trajnimeve praktike në institucionet jo-gjyqësore, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, ka realizuar trajnimin për prokurorët e sapoemëruar në këtë institucion.
Qëllimi i këtij trajnimi konsistonte në faktin që prokurorët e sapoemëruar të thellojnë njohuritë e tyre lidhur me rolin, përgjegjësitë dhe punën praktike të Administratës Tatimore të Kosovës.
Në këtë trajnim fillimisht u pasqyrua misioni dhe vizioni i ATK-së, struktura organizative dhe sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet ATK, në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj. Me tej u trajtua legjislacioni i aplikueshëm tatimor në Kosovë, normat dhe llojet e tatimeve, procedurat e aplikueshme në ATK, si dhe çështje tjera që ndërlidhen me punën praktike të prokurorëve dhe lëndët e kësaj natyre me të cilat do të ballafaqohen në praktikë.
Trajnimi ishte i karakterit interaktiv në çdo fazë të tij, me ç’ rast prokurorët e sapoemëruar, bashkërisht me zyrtarët nga ATK-së, diskutuan për çështjet e interesit të përbashkët, me qëllim vendosjes së bazave të para të bashkëpunimit reciprok.
Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar të gjeneratës së VI të PTF-së.
19-04-2017