Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-09-2017

Zbatimi i masave të fshehta hetimore

Më 05 shtator 2017, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizoi trajnimin me temën “Zbatimi i masave të fshehta hetimore”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive rreth procedurës së zbatimit dhe aplikimit të këtyre masave në drejtim të sqarimit të dilemave që paraqiten në praktikën gjyqësore.

Gjatë këtij trajnimi u theksua rëndësia e këtyre masave, dhe zbatimi i tyre i drejtë në praktikë, kushtet dhe afatet ligjore për lëshimin e këtyre masave, llojet e të gjitha masave dhe fazat e hetimit gjatë të cilave ato mund të autorizohen.

Më tej u trajtuan kushtet ligjore, personat e autorizuar për lëshimin e masave të fshehta, hartimi i urdhrave për zbatim të këtyre masave dhe përmbajtja e kërkesës për marrjen e këtyre urdhrave për autorizimin e masave

Metodologjia për realizimin e trajnimit ishte kombinim i teorisë dhe rasteve praktike gjyqësore të parashtruara nga trajnuesit me qëllim të kontributit në standardizimin e praktikës së punës lidhur me këtë fushë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët të nivelit themelor si dhe zyrtar policor nga Policia e Kosovës.

 

Shpërndaje :