Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-10-2017

Hetimi financiar

Më  05 - 07 tetor  2017,  Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ organizon punëtorinë  me temë Punëtori për bashkëpunimin e  institucioneve lidhur me hetimin financiar”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohen:  Ndërveprimi NJIF / Zbatimi i Ligjit në Pastrimin e Parave; Ndërveprimi i NJIF / Zyra e Prokurorisë;  Mekanizmi Ligjor për Sekuestrim dhe Konfiskim të Aseteve; Masat për parandalimin e pastrimit të parave edhe financimit të terrorizmit; Bashkëpunimi me dëshmitarë/mbrojtja e dëshmitarëve  Negocimi me të pandehur;  Procedurat dhe parimet për sekuestrim dhe konfiskim si dhe Masat e fshehta lidhur me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore,  prokurorë nga Prokuroria Themelore, nga Prokuroria e Apelit dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, zyrtarë nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë nga Dogana e Kosovës.

Shpërndaje :