Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-10-2017

Shpronësimi dhe kompensimi i pronës së shpronësuar

Më  04 tetor   2017,  Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Shpronësimi dhe kompensimi i pronës së shpronësuar”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohen: Organi kompetent për shpronësim; Procedura e cila duhet t’i paraprijë shpronësimit; Procedura e vlerësimit të pasurisë e cila është objekt i shpronësimit dhe caktimi i kompensimit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe Gjykatës së Apelit, bashkëpunëtorët profesional, si dhe zyrtarë nga Ministria e Financave. 

Shpërndaje :