Më 11 tetor 2017, Akademia e Drejtësisë, organizon trajnimin me temë “Shqyrtimi paraprak i padisë dhe përgatitja e shqyrtimit kryesor ”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohen: Padia dhe përmbajtja e saj, Dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore, për shqyrtimin paraprak të padisë, Veprimet dhe vendimet e gjykatës në shqyrtimin paraprak të padisë, Llojet e vendimeve në këtë fazë të procedurës.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore.
11-10-2017