Me datë 19 tetor 2017, në Akademinë e Drejtësisë, u mbajt takimi i gjashtë me radhë i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit.
Sipas agjendës së përcaktuar për këtë takim, fillimisht anëtarët e Këshillit Drejtues miratuan procesverbalin nga takimi i kaluar.
Këshilli Drejtues miratoi përbërjen e Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë anëtarë të cilit u emëruan Emine Kaçiku, gjyqtare në Gjykatën Supreme, Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Afrim Shala gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjilan, Besim Kelmendi, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Habibe Salihu, prokurore në Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Prof.Ass.Dr. Haxhi Gashi, Dekan i Fakultetit Juridik, Universiteti i Prishtinës.
Më pas Këshilli Drejtues sipas agjendës vazhdoi me procedurën e zgjedhjes së Drejtorit. Në votim morën pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues dhe me 8 vota për dhe 1 votë kundër, Drejtor i Akademisë së Drejtësisë është zgjedhur z. Valon Kurtaj.
Në këtë takim Këshilli Drejtues diskutoi dhe miratoi Programin e Trajnimeve për stafin Administrativ të Gjykatave dhe Prokurorive. Gjatë diskutimeve u theksua që ky program është i domosdoshëm dhe i plotëson të gjitha kushtet dhe standardet e një programi të mirëfilltë trajnues.
19-10-2017