Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-10-2017

Tryezë pune me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit

Më 17-18 tetor 2017, Akademia e Drejtësisë me mbështetjen e projektit ”Mbështetje për fuqizimin e sundimit të ligjit” të UNDP-së, ka realizuar tryezën e punës me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit për të prezantuar të gjeturat e hulumtimit të praktikës gjyqësore që vjen si rezultat i shkeljeve, veçanërisht në çështjet civile të natyrës procedurale dhe materiale, dhe si pasojë Gjykatat e shkallës së parë dështojnë të nxjerrin një vendim të drejtë dhe të ligjshëm.

Kjo tryezë ishte vazhdimësi e aktiviteteve paraprake të këtij projekti hulumtues me synimin që të kontribuoj në evitimin e këtyre shkeljeve përmes përgatitjes së një udhëzuesi apo doracaku me qëllim të  zvogëlimit të trendit të lëndëve të cilat kthehen në rishqyrtim dhe rritjen e efikasitetit në zgjidhjen e rasteve.

Për dy ditë me radhë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të angazhuar në këtë projekt hulumtues, prezantuan individualisht rastet më të shpeshta që vijnë nga gjykatat e shkallës së parë të cilat për shkak të shkeljeve qoftë procedurale dhe materiale duhet të kthehen në rishqyrtim.

Në ditën e parë u prezantuan të gjeturat dhe rekomandimet për çështjet e identifikuara  nga procedura kontestimore, lidhur me institutin e parashkrimit, pengimin e posedimit dhe kontestet e punës,  lidhur me pronësinë (fitimi me mbajtje) servitutet, shpronësimin,  rastet e dhunës në familje, çështjet familjare dhe trashëgimore.

Në ditën e dytë u prezantuan të gjeturat dhe rekomandimet për çështjet e identifikuara nga kontratat, kompensimin e dëmit, përmbarimore, dhe për çështjet lidhur me konfliktin administrativ.

Nga diskutimet e përbashkëta kishte edhe shumë çështje për të cilat Gjykata e Apelit kishte dilema prandaj u diskutua që të konstatohen dhe si të tilla të adresohen te Gjykata Supreme.

Në këtë tryezë morën pjesë kryetari i Gjykatës së Apelit dhe gjyqtarë tjerë nga Departamenti i Përgjithshëm - divizioni civil, Departamenti për Çështje Administrative dhe Departamenti për Çështje Ekonomike. 

Shpërndaje :