Më 25 - 26 tetor 2017, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Udhëzuesi i Këshillit të Evropës për Drejtësinë Miqësore për Fëmijë”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet: Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Udhëzuesi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për drejtësinë mike për fëmijë – Parimet themelore; Udhëzuesi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për drejtësinë mike për fëmijë para, gjatë dhe pas procedurave gjyqësore; Punëtori, studim rasti: gjykata familjare; Punëtori, studim rasti: delikuenca e fëmijëve; Punëtori, studim rasti: të miturit në procedura penale, punëtori: Sfidat për ligjin dhe praktikat në Kosovë lidhur me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Udhëzuesi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe prokurorët e Prokurorive Themelore.
25-10-2017