Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-11-2017

Hartimi i Programit Trajnues për vitin 2018

Më 02-03 nëntor  2017,  Akademia e Drejtësisë organizon punëtorinë për Hartimin e programit  trajnues për vitin 2018.

Në kuadër të kësaj punëtorie  do të  analizohen propozimet e nxjerra nga mekanizmat që Akademia përdorë për vlerësimin e nevojave trajnuese, dhe bazuar në kërkesën e Akademisë rreth strukturës së përgjithshme që duhet të përmbajë programi trajnues do të përcaktohen  temat me prioritet që duhet të trajtohen gjatë vitit 2018.

Pjesëmarrës në Punëtorinë për Hartimin e Programit Trajnues 2018 janë trajnuesit e Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :