Më 23-24 nëntor 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULERX organizon trajnimin me temë “Tregjet e Zeza të Internetit dhe Krimi i Organizuar”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet: Tregjet e zeza të internetit kundrejt tregjeve tradicionale për mallrat e paligjshme; Çka janë Tregjet e Zeza të Internetit; struktura e tyre dhe qasja; Si mund të zbulohen dhe hetohen tregjet e zeza të internetit me lidhjet në mediat sociale; Bashkëpunimi Polici-Prokurori dhe sfidat – hetimi i transaksioneve në tregjet e zeza të internetit. Implikimet për të drejtat e njeriut: respektimi i së drejtës në privatësi; Bashkëpunimi ndërkombëtar në çështjet penale përkitazi me hetimin e transaksioneve që operohen në tregjet e zeza të internetit si dhe Teknika të fshehta të hetimit duke përfshirë administrimin e provave në tregun e zi të internetit për procedurat penale.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-divizioni penal, gjyqtarë nga Gjykatat Themelore, prokurorë të Prokurorisë së Apelit, prokurorë nga Prokuroria Themelore dhe hetues nga Policia e Kosovës.
23-11-2017