Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-11-2017

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e ndryshimit të statusit të tyre

Më 24-25 nëntor  2017,  Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNICEF organizon trajnimin me  temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e ndryshimit të statusit të tyre”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohet: Amësia dhe atësia; Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në procedurën e kundërshtimit dhe vërtetimit të atësisë apo amësisë; Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e dhunës në familje; Parimi i interesit më të lartë të fëmijës; Mënyrat dhe metodat e komunikimit të gjykatës me fëmijët në procedurë gjyqësore.

Përfitues të  këtij trajnimi janë:  Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-divizioni civil, gjyqtarët e gjykatave Themelore-divizioni civil, bashkëpunëtorët profesional, zyrtarët e Organit të Kujdestarisë.

Shpërndaje :