Më datë 22 nëntor 2017, z. Valon Kurtaj, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë zhvilloi një takim miqësor me z. Haxhi Gashi, Dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për mbajtjen e praktikës së studentëve të Fakultetit Juridik në Akademinë e Drejtësisë.
z. Kurtaj dhe z. Gashi u pajtuan të organizojnë aktivitete të përbashkëta profesionale me qëllim të shkëmbimit të praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së programit të trajnimit praktik për studentët. Dhe gjithashtu u pajtuan që është e domosdoshme që të kenë projekte të përbashkëta kërkimore, shkencore dhe hulumtuese.
Bashkëbiseduesit konstatuan se ky memorandum bashkëpunimi është vetëm një marrëveshje formale duke marrë parasysh se Akademia e Drejtësisë (ish –IGJK), ndër vite, në vazhdimësi ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve praktike të studentëve të këtij fakulteti.
22-11-2017